LAJMI I FUNDIT:

Aktori nga Kosova, Alban Ukaj pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë

Aktori nga Kosova, Alban Ukaj pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë
Foto: Getty Images

Alban Ukaj, një aktor me origjinë nga Prishtina që jeton në Sarajevë, aktualisht po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë me grupin e filmit “Tori et Lokita”.

Nën drejtimin e Jean-Pierre Dardenne dhe Luc Dardenne, filmi flet për problemet e të rinjve që u larguan nga Afrika dhe filluan të jetonin në Belgjikë.


Filmi kishte premierën ditën e djeshme (e martë), gjersa luajnë edhe: Claire Bodson, Charlotte De Bruyne, Tijmen Govaerts, Mbundu Joely, Nadege Ouedraogo, Pablo Schils, Baptiste Sornin dhe Marc Zinga.

Foto: Getty Images

“Vëllezërit Dardenne janë mësues, miq të mirë dhe regjisorë të mëdhenj. Ata janë ndër intelektualët më të mëdhenj që njoh. Kam kaluar një shkollë të re aktrimi me ta. Kur punon me ta, nuk është aq e rëndësishme të mendosh për skenat individuale, por rëndësinë e gjithë historisë”, tha Ukaj për France TV.

Ai shtoi se është përgjegjësi e artistëve që të ngrisin zërin, pra të flasin për problemet sociale dhe politike që po ndodhin në mbarë botën.

Një grua gjysmë e zhveshur bëhet virale në tapetin e kuq të Kanës teksa proteston kundër dhunës në Ukrainë
Lexo po ashtu Një grua gjysmë e zhveshur bëhet virale në tapetin e kuq të Kanës teksa proteston kundër dhunës në Ukrainë

“Jam i lumtur që kam pasur mundësinë të punoj me njerëz që janë kaq të fuqishëm dhe që nuk kanë frikë të thonë me zë të lartë atë që mendojnë. Ata flasin për pakicat, domethënë njerëzit në margjina”, tha ai.

Foto: Getty Images

Kjo është hera e dytë që Ukaj është pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë me vëllezërit Dardenne.

Ata kanë bërë turne këtu për herë të parë në vitin 2008 me filmin “Lorna’s Silence”.

Të gjitha lajmet nga Festivali i filmit në Kanë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Festivali i filmit në Kanë

“Pas 13 vitesh jam sërish këtu. Pas pandemisë më në fund ndihem i lirë dhe do të doja të vija sërish”, ka përfunduar Ukaj.

Kujtojmë që Festivali i Filmit në Kanë do të zgjasë deri më 28 maj.

Foto: Getty Images

Meqë ra fjala, në premierën e filmit të tij të ri, aktori ka veshur një kostum të studios ‘Kaftan’ të markës së BiH-së, themeluesit e së cilës janë Emina Hodzic Adilovic dhe Nermina Hodzic. Ata zakonisht krijojnë fustane, të cilat vishen nga shumë zonja të famshme në festivale të njohura në mbarë botën.

Kjo është hera e parë që ata kanë krijuar një kostum për meshkuj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Alban Ukaj (@alban_ukaj)