LAJMI I FUNDIT:

Aktori Billy Porte i diagonistkuar me HIV këtë vit shkon me fustan në mbrëmjen e grumbullimit të fondeve për AIDS

Aktori Billy Porte i diagonistkuar me HIV këtë vit shkon me fustan në mbrëmjen e grumbullimit të fondeve për AIDS

Mbrëmja vjetore e fondacionit “The Elizabeth Taylor Ball to End AIDS” u mbajt të premten mbrëma në Parkun West Hollywood, duke shënuar 30 vjetorin e gala mbëmjes së grumbullimit të fondeve për t’i dhënë fund HIV/AIDS-it.

Nata gjithashtu shërbeu për të nderuar aktivistin dhe aktorin Billy Porter, i cili me guxim zbuloi në maj të këtij viti se ai është HIV-pozitiv, dhe kontributet e tij në art dhe luftën për t’i dhënë fund stigmatisë rreth sëmundjes u çmuan në këtë mbrëmje.


Në krye të tapetit të kuq të veprimtarisë ishte Paris Jackson, e cila mahniti  të pranishmit e veshur me një fustan ngjyrë oker, shkruan DailyMail.

Vajza 23-vjeçare e Michael Jackson i kishte lënë flokët e saj të lirshme, ndërsa kishte vendosur një rreth në kokë.

Ndërkohë Billy Porte kishte vendosur të vishej me një kostum të zi, por që pjesa e pishme ishte e lëshuar në formë të fustanit.

Porter është duke u njohur së bashku me ‘nderimet e njoftuara më parë të Dr. Anthony Fauci në mbrëmjen e amFAR dhe Sandra Thurman’ të cilët do të marrin secili çmimin Elizabeth Taylor Commitment to End AIDS”, për kontributin e tyre në mjeksi.

Sipas uebsajtit zyrtar, “The Elizabeth Taylor Ball to End AIDS” përfshinte ‘një darkë për 350 të ftuar, një ankand të gjallë emocionues në partneritet me Christie’s që paraqet vepra unike arti dhe përvoja luksi me Lidia Fenet që shërben si anketuese dhe një shfaqje të drejtpërdrejtë’.

Duke iu përmbajtur udhëzimeve të sigurisë së COVID-19, gala mbrëmja u ‘projektua si një ngjarje e mbuluar në ajër të hapur për sigurinë e mysafirëve’.

Përshkrimi vazhdoi: “Të pranishmëve do t’u jepet gjithashtu një vështrim i parë nga afër i artikujve ekskluzivë nga Arkivi Elizabeth Taylor, duke përfshirë pika kryesore nga jeta personale e Elizabeth Taylor, karriera filmike dhe trashëgimia humanitare”.

Ky vit shënon 30 vjetorin e “The Elizabeth Taylor Ball to End AIDS”.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila dukej mjaft elegante e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori