Aktori Akil Varfi beson se u largua padrejtësisht nga Ferma VIP 3?

Aktori Akil Varfi është larguar pak ditë më parë nga reality show, Ferma VIP 3, një largim që ka ngjallur shumë diskutime në rrjet dhe në publik.
Ai ka qenë një nga konkurrentët më të zëshëm dhe më aktivë të këtij edicioni, duke u bërë shpesh pjesë e debateve brenda formatit.
Pikërisht për këtë arsye, eliminimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndarë mendimet e publikut.

Pas daljes nga gara, Varfi ka lënë të kuptohet se nuk është pajtuar me vendimin e marrë.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ai ka shkruar: “Meqë krejt populli e ka kuptuar padrejtësinë, s’po flas hiç”, duke theksuar se e konsideron largimin e tij si të padrejtë.
Reagimi i tij ka nxitur edhe më shumë diskutime, të cilët vazhdojnë të komentojnë nëse eliminimi i tij ka qenë i merituar apo jo, ndërsa Ferma VIP vijon të mbetet një nga programet më të ndjekura dhe më të komentuara të momentit.
Nga ky format së fundmi u largua me vetë-dëshirë edhe këngëtarja Jonida Maliqi. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com































































