LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti ajror në Meksikë, një pasagjer regjistron momentin e tmerrshëm – ulërimat dhe klithmat e pasagjerëve, duke përfshirë fëmijët (Video)

Aksidenti ajror në Meksikë, një pasagjer regjistron momentin e tmerrshëm – ulërimat dhe klithmat e pasagjerëve, duke përfshirë fëmijët (Video)

Një aeroplan ishte rrëzuar në kryeqytetin e shtetit të Meksikës, në Durango, ku guvernatori i shtetit konfirmoi se askush nuk ka vdekur.

Siç kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, aeroplani në fjalë po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Guadalupe Victoria në Mexico City.


Sipas asaj që kanë shkruar mediat, aeroplani u rrëzua afër aeroportit vetëm disa momente pas ngritjes.

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes në Meksikë, raportohet për mbi 80 të lënduar (Video)
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani pas ngritjes në Meksikë, raportohet për mbi 80 të lënduar (Video)

Ndërkohë mediat kanë publikuar disa pamje në të cilat tregohet momenti i përplasjes së tij, si dhe tmerrin që kishin përjetuar pasagjerët.

Bëhet e ditur se nga 103 pasagjerët në bord 85 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. /Telegrafi/