LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, një person i vdekur dhe dy të gjendje të rëndë

Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, një person i vdekur dhe dy të gjendje të rëndë
Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në fshatin Gremnikë të Klinës, në udhëkryqin e rrugës Klinë-Gjakovë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, raporton Telegrafi.

Lajmi Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili dha edhe detaje tjera për aksidentin.


“Rreth orës 14:40, ka ndodh nnjë aksident në mes të dy automjeteve, njëri kombi dhe një traktori, me që rast ngasësi i traktorit ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse dy pasagjerët të cilët kanë qenë në traktor, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, ka deklaruar Gashi.

Gashi tha se edhe ngasësi i kombit është lënduar, por që ai ka lëndime më të lehta.

Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, kanë dhënë detaje në lidhje me rastin, ku edhe është bërë e ditur se vozitësit të kombit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Me datë 12.05.2020 rreth orës 14:40 në rrugën Klinë – Gjakovë, pikërisht në fshatin Gremnik të Klinës ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet. Në ketë aksident ishin të përfshirë tri automjete, dy automjete (kombi) dhe një mjet bujqësor (traktor). Njëri automjet kombi ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Gjakovës në drejtim të Klinës dhe më të arrit në fshatin Gremnik, iu është ndërprerë rruga nga mjeti bujqësor i cili ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, dhe në tentim që të futet në të majtë (në rrugë anësore) goditet nga ky automjet (kombi), kurse mjeti tjetër transportues (kombi) ishte në drejtim të njëjtë me mjetin bujqësor por ka pësuar vetëm dëme materiale nga inercioni dhe një pjesë e shkëputur e mjetit bujqësor”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Në ketë rast kanë pësuar lëndime katër persona. Nga lëndimet e rënda në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vozitësi i mjetit bujqësor (traktorit), ketë e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dy pasagjerët që ishin në mjetin bujqësor janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, kurse vozitësi i automjetit (kombi) ka pësuar lëndime të lehta. Trupi i pa jetë i viktimës më urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Vozitësi i automjetit kombi më urdhër të Prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Rastin është duke e hetuar sektori i hetimeve të aksidenteve pran Njësisë Rajonale të Komunikacionit rrugor në Pejë. /Telegrafin/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori