LAJMI I FUNDIT:

Vetksident në fshatin Gjonaj të Prizrenit – një person humb jetën

Vetksident në fshatin Gjonaj të Prizrenit – një person humb jetën

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.


Nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se një person i moshës 68 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Gjonaj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:15.

“Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953)”, u tha nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.