LAJMI I FUNDIT:

“Ai ka pushtuar La Ligën” – Futbollisti i Barcelonës me fjalë të mëdha për Bellingham

“Ai ka pushtuar La Ligën” – Futbollisti i Barcelonës me fjalë të mëdha për Bellingham

Jude Bellingham ka qenë në formë të jashtëzakonshme që kur iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund. Anglezi  ka qenë padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në botë në këtë edicion të ri të garave dhe ai do të shpresojë ta mbajë këtë formë edhe pas pushimit me kombëtare.

Nuk janë vetëm fansat dhe ekspertët që janë impresionuar nga performancat e Bellingham deri më tani këtë sezon. Andreas Christensen, i cili do të përballet me të më vonë këtë muaj në El Clasico, tha për televizionin TV2SPORT se Bellingham ka qenë i shkëlqyeshëm.


“Është e bezdisshme kur ulesh dhe shikon rezultatet që ai po merr. Ai ka shënuar në ndeshjet e fundit, nuk e di në sa ndeshje tashmë. Ai ka pushtuar La Ligën. Real Madrid ka sjellë një lojtar vërtet të mirë”, ka thënë Christensen.

Vinicius zbulon rolin që ka luajtur në transferimin e lojtarëve si Bellingham dhe Camavinga
Lexo po ashtu Vinicius zbulon rolin që ka luajtur në transferimin e lojtarëve si Bellingham dhe Camavinga

Forma spektakolare e Bellingham sigurisht që do t’i japë Christensen dhe Barcelonës edhe më shumë motivim për ta mposhtur atë më vonë këtë muaj kur të dy skuadrat takohen në stadiumin olimpik në Montjuic.

20-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime deri më tash në La Liga, duke kryesuar listën si top-golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit spanjoll.

Guardiola kaloi orë të tëra duke u përpjekur të bindte Bellingham t’i bashkohej tek Man City
Lexo po ashtu Guardiola kaloi orë të tëra duke u përpjekur të bindte Bellingham t’i bashkohej tek Man City

Këtë formë të mirë ai e ka shfaqur edhe në Ligën e Kampionëve ku edhe aty ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori