LAJMI I FUNDIT:

“Ai e meriton”, zëvendës presidenti i Barcelonës flet për thashethemet e rikthimit të Messit

“Ai e meriton”, zëvendës presidenti i Barcelonës flet për thashethemet e rikthimit të Messit

Zëvendës-presidenti ekonomik i Barcelonës, Eduard Romeu, ka folur rreth thashethemeve që e lidhin Lionel Messin me një rikthim në Camp Nou.

Duke humbur ndaj Cincinnati të dielën, Inter Miami humbi të gjitha shpresat për të luajtur në play-offin e Mayor League Soccer (MLS).


Si i tillë, Messi do të jetë pa lojë në nivel klubi nga fundi i tetorit deri në shkurt, dhe një tjetër valë e thashethemeve për një rikthim te Barcelona është shfaqur.

Lionel Messi mund t'i bashkohet Barcelonës si huazim në janar?
Lexo po ashtu Lionel Messi mund t'i bashkohet Barcelonës si huazim në janar?

Duke folur për shtypin në fillim të kësaj jave, zëvendës presidenti ekonomik i klubit katalunas, Eduard Romeu, e ka trajtuar këtë çështje.

“Kthimi i Messit? Ne duam ta nderojmë Leon kur rrethanat janë të përshtatshme. Ai e meriton dhe ne po e presim me padurim. Pjesa tjetër janë vetëm spekulime që nuk i diskutojmë”, ka thënë Romeu.

Ajo që donte të thoshte Romeu, është se Barça nuk po përpiqet të ri-nënshkruajë yllin argjentinas. Megjithatë, ata duan të organizojnë një lojë nderimi për Leon.

Pesë klube që mund të nënshkruajnë Messin në huazim
Lexo po ashtu Pesë klube që mund të nënshkruajnë Messin në huazim

Joan Laporta, si dhe presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas i premtuan Messit një lamtumirë të duhur nga Barcelona.

Ndeshja falënderuese thuhet se është planifikuar për sezonin 2024/25, kur klubi do të festojë 125-vjetorin e themelimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Premier League
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori