Parashikimet për ekonominë e Bashkimit Evropian para shpërthimit të luftës në Ukrainë, flisnin për një zhvillim dhe shtrirje të qëndrueshme. Por, agresioni rus ka nxjerrë në pah sfida të reja, në një moment që BE po përpiqej të rimëkëmbej nga pandemia COVID-19.
Duke u përballur me presion në rritje për sa i përket çmimeve të produkteve bazë që vijojnë të rriten, duke shkaktuar shqetësime për furnizimin por dhe pasiguri, lufta po përkeqëson një situatë ekzistuese të rëndë e cila pritet të përshkallëzohet. Një gjë e tillë detyron Komisionin Evropian që të rishoh dhe një herë pritshmëritë për sa i përket zhvillimit ekonomik në Eurozonë por dhe parashikimet për rritjen e inflacionit.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Bashkimit Evropian pritet të qëndrojë në një territor pozitiv në të ardhmen, falë dhe kombinimit të rihapjes së vendeve pas pandemisë dhe politikave të forta të ndërmarra për mbështetjen e ekonomisë gjatë dhe pas pandemisë.
Shërbimet intensive të kontakteve janë rihapur pas pandemisë, duke përforcuar tregun e punës; por dhe reduktimi i grumbullimit të kursimeve apo masat fiskale për të përballuar më mirë çmimet e larta energjetike në favor të konsumatorit privat. Investimet do të jenë të parat që do të përfitojnë nga fondi për rimëkëmbjen nga pandemia por dhe nga implementimi i axhendës së reformave.
Rritja e PBB-së në BE dhe në zonën euro pritet të jetë 2.7 për qind në 2022-shin dhe 2.3 për qind në 2023-shin. Ulja e gradimit për vitin 2022 duhet lexuar në sfondin e rritjes së vrullshme të ekonomisë në pranverë dhe verën e vitit të kaluar, që i shton rreth 2 pikë përqindje normës vjetore të rritjes për këtë vit. Rritja e prodhimit brenda vitit është ulur nga 2.1 për qind në 0.8 për qind.
Goditja kryesore për ekonomitë globale dhe të BE-së vjen nga rritja e çmimeve të mallrave dhe energjisë. Edhe pse ishin rritur ndjeshëm para luftës, si pasojë e pandemisë, pasiguria në lidhje me zinxhirët e furnizimit ka shkaktuar një rritje të mëtejshme të çmimeve. Kjo vërtetohet kryesisht për produktet ushqimore e mallrat dhe shërbimet e tjera bazë, ndërsa paralelisht me këtë shënohet një rënie e fuqisë blerëse nga ana e familjeve.
Ndërprerjet e logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga lufta, si dhe rritja e kostove të hyrjes për një gamë të gjerë lëndësh të para, shtojnë shqetësimet në tregtinë botërore të shkaktuara nga masat drastike të kontrollit të COVID-19 që zbatohen ende në një pjesë të Kinës, duke rënduar mbi prodhimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNurboja: Vlerësimi i Kosovës nga Fitch, hap i madh për integrimin financiar
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Kush t’rahaton me punë përveqëse Telegrafi Jobs?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel