Agnesa Vuthaj zbulon kur u bë nënë dhe emrin e djalit

Foto: Instagram
Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka konfirmuar se është bërë nënë për herë të parë.
Ajo zbuloi përmes një postimi në Instagram se ka mirëpritur një djalë më 17 shkurt, të cilit i ka vendosur emrin David.
"Zemra ime në formë njerëzore", ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Modelja i famshme shfaqet duke i mbajtur dorën të voglit, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje.
Postimi mori gjithashtu pëlqime e komente të shumta, duke e uruar për këtë kapitull të ri.
Sido që të jetë, bukuroshja nga Istogu nuk e ka zbuluar akoma partnerin, me të cilin edhe solli fëmijën.
Vazhdon të jetë më e rezervuar dhe të mbajë larg syrit të publikut jetën private. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago

























































