LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Gosens thotë se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje, ai tregon pse lojtari zgjodhi Interin para Newcastle

Agjenti i Gosens thotë se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje, ai tregon pse lojtari zgjodhi Interin para Newcastle

Agjenti që përfaqëson Robin Gosensin ka konfirmuar se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për transferimin e mbrojtësit të krahut të Atalantas te Interi, ndërsa tregoi se pse gjermani shpërfilli një transferim te Neëcastle United.  

Reklama

Në thelb është kryer një marrëveshje midis dy klubeve, për një huazim me detyrim blerje për 22 milionë euro, plus deri në 3 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet.

Kanë mbetur vetëm që të finalizohen edhe kushtet personale dhe më pas testet mjekësore, të cilat pritet të zhvillohen nesër në Milano.

Agjentët dhe ndërmjetësit u panë sot pasdite në selinë e Interit, duke përfshirë edhe Paolo Busardo, i cili u intervistua pas daljes.

“Nuk është kryer ende, ka ende disa detaje për t’u zgjidhur, do të shohim. Nuk e di nëse do të finalizohet deri në mbrëmje”, deklaroi ai.

Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Lojtari refuzoi një pagë më të madhe nga Newcastle United për të pranuar kalimin te kampioni i Italisë, ndërsa agjenti u pyet pse Gosens kishte zgjedhur Interin.

“Sepse është Interi”, ishte përgjigja e tij.

“Shpresojmë që do të jetë zgjidhja e duhur për të”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bundesliga
Tifozi i Arsenalit i jep Granit Xhakës dhuratën lamtumirëse

Tifozi i Arsenalit i jep Granit Xhakës dhuratën lamtumirëse

Premier League
Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Ligat tjera
Chelsea dhe Juventusi afër marrëveshjes për Pulisic - caktohet çmimi i amerikanit

Chelsea dhe Juventusi afër marrëveshjes për Pulisic - caktohet çmimi i amerikanit

Premier League
Merret vendimi i parë i madh nga Pochettino te Chelsea

Merret vendimi i parë i madh nga Pochettino te Chelsea

Premier League
Në vend se të fitojë nga largimi i lojtarëve, Barcelona po humb

Në vend se të fitojë nga largimi i lojtarëve, Barcelona po humb

La Liga
Kalo në kategori