LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Vitor Roque tregon nëse sulmuesi do t’i bashkohet Barcelonës në janar

Agjenti i Vitor Roque tregon nëse sulmuesi do t’i bashkohet Barcelonës në janar

Si rezultat i financave të dobëta, Barcelona nuk ka shumë liri veprimi në drejtim të përmirësimit të skuadrës së tyre gjatë afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht kësaj, ata ende synojnë ta bëjnë këtë duke sjellë sulmuesin Vitor Roque, gjashtë muaj pasi u arrit një marrëveshje me klubin brazilian, Athletico Paranaense.

Barcelona nuk ishte në gjendje të nënshkruante menjëherë Roquen për shkak të kufizimeve të Fair Play Financiarit, por ka optimizëm se ai mund t’i bashkohet skuadrës së Xavi Hernandez për gjysmën e dytë të sezonit 2023/24.


Xavi është i etur të ketë Roque në dispozicion, por kjo do të varet nëse sigurohet se mund të krijohet hapësirë ​​në buxhetin e tyre financiar.

Xavi konfirmon ardhjen e mundshme të sulmuesit në janar
Lexo po ashtu Xavi konfirmon ardhjen e mundshme të sulmuesit në janar

Nëse ata mund ta bëjnë këtë, braziliani do t’i bashkohet ekipit, pasi agjenti i tij, Andre Curry, zbuloi për RAC1 se të gjitha palët kanë rënë dakord që lojtari të shkojë në Kataluni në janar.

“Gjithçka është gati që Vitor Roque të nënshkruajë me Barcelonën në janar 2024. Gjithçka është dakorduar me klubet dhe me lojtarin. Askush nuk më ka thënë ndryshe, kështu që Vitor Roque do të jetë në projektin sportiv të Barcelonës në janar 2024”, ka thënë fillimisht Cury.

Cury gjithashtu zbuloi se Roque është përpara afatit në rikuperimin e tij nga dëmtimi i kyçit të këmbës që pësoi kundër Internacionalit muajin e kaluar.

Athletico Paranaense flet për lëndimin e Vitor Roque, mësohet se sa do të mungojë talenti i Barcelonës
Lexo po ashtu Athletico Paranaense flet për lëndimin e Vitor Roque, mësohet se sa do të mungojë talenti i Barcelonës

“Vitor Roque rikuperohet shumë mirë dhe do të jetë gati për katër javë. Ai është një djalë i ri, i fortë dhe falënderojmë Zotin që gjithçka ka shkuar shumë mirë”, përfundoi agjenti i sulmuesit.

Barcelona, ​​dhe veçanërisht Xavi, do të jenë absolutisht të kënaqur të shohin Roquen t’i bashkohet klubit në mundësinë e ardhshme. Në më pak se dy muaj, 18-vjeçari duhet të vishte për herë të parë ngjyrat e Blaugranëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori