LAJMI I FUNDIT:

Xavi konfirmon ardhjen e mundshme të sulmuesit në janar

Xavi konfirmon ardhjen e mundshme të sulmuesit në janar
Reklama

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka zbuluar se sulmuesi brazilian Vitor Roque mund të mbërrijë në klub gjatë afatit kalimtar të dimrit, përkundër lëndimit të tij dhe vështirësive financiare të klubit katalan.

Roque u largua nga fusha e lojës me lot gjatë ndeshjes së fundit për Athletico Paranaensen dhe pritet të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj, edhe pse mendohet që ai do mungojë edhe më gjatë.


Xavi Hernandez tha para gazetarëve se Roque nuk ka nevojë ti nënshtrohet operacionit.

“Mundësia që ai të vije në janar është ende aty. Ai nuk do ti nënshtrohet operacionit, por do ti nënshtrohet një trajtimi të veçantë në mënyrë që të rikuperohet plotësisht. Ne jemi në kontakt me Athletico Paranaensen”, ka thënë Xavi.

Tekniku spanjoll u shfaq shumë i sigurtë në fjalët e tij kur tha se Roque do ti bashkohet ekipit pa përfunduar sezoni.

Sidoqoftë, drejtori sportive Deco ka hedhur poshtë këto shpresa duke parë limitin e pagave që La Liga ka vendosur për klubin katalan këtë sezon, andaj do të duhej që Barcelona fillimisht të bëntë një shitje para se të mendojë për Roquen.

Qëndrimi i Xavit në anën tjetër është i kuptueshëm. Ai ka në dispozicionin e tij vetëm 35-vjeçarin Robert Lewandowski të cilit nuk mund ti jap pushim gjatë sezonit, pikërisht për shkak të mungesës së një opsioni rezervë.

Talenti nën pronësi të Barcelonës, Vitor Roque pëson lëndim të rëndë në Brazil - largohet me barelë
Lexo po ashtu Talenti nën pronësi të Barcelonës, Vitor Roque pëson lëndim të rëndë në Brazil - largohet me barelë

Përndryshe, polaku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke shënuar pesë herë në gjashtë paraqitje në La Liga teksa ka edhe një gol të shënuar në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-agjenti i FBI-së përndjek Djokovicin, është në listën e personave me “rrezikshmëri të lartë”

Ish-agjenti i FBI-së përndjek Djokovicin, është në listën e personave me “rrezikshmëri të lartë”

Tenis
Ancelotti i është përgjigjur gazetarit: Po të jap mundësinë të pyesësh diçka tjetër

Ancelotti i është përgjigjur gazetarit: Po të jap mundësinë të pyesësh diçka tjetër

La Liga
Shqipëria në Euro 2024: Dalin detajet se si mund të siguroni një biletë për ndeshjet në Gjermani

Shqipëria në Euro 2024: Dalin detajet se si mund të siguroni një biletë për ndeshjet në Gjermani

Kombëtarja e Shqipërisë
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
Publikohen emrat: Pesë largime në janar nga Chelsea, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Publikohen emrat: Pesë largime në janar nga Chelsea, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Premier League
Largimi i Messit nga Inter Miami vetëm çështje kohe?

Largimi i Messit nga Inter Miami vetëm çështje kohe?

Ligat tjera
Kalo në kategori