Geoffrey Kondogbia po kalon në një periudhë të mirë në Spanjë me Valencian.

I huazuari nga Interi, në muajt e fundit ka qenë temë e mediave spanjolle për paraqitjet e mira në La Liga.

Aq shumë është folur rreth tij, sa që u raportua edhe për një transferim të mundshëm të Real Madridi.

Kondogbia: Dua të qëndroj gjatë te Valencia, nuk kthehem te Interi Kondogbia: Dua të qëndroj gjatë te Valencia, nuk kthehem te Interi

Por, agjenti Daniel Perez thotë se nuk ka asgjë konkrete rreth saj dhe se francezi do të qëndrojë në Mestalla.

“Ëndërra e tij është të luajë në Ligën e Kampionëve me Valencian”, ka thënë Perez për Radio Levante.

“Reali e kërkon atë? Është nga një shaka e tij gjatë një interviste në vitin 2013, kur ai kishte thënë se ëndërron të luajë për Real Madridin”.

“Nuk kam lajme rreth saj. Është normale, sidoqoftë , por klubet tjera po marrin shënime rreth tij pas paraqitjeve këtë sezon”, shtoi agjenti. /Telegrafi/