LAJMI I FUNDIT:

Kondogbia: Dua të qëndroj gjatë te Valencia, nuk kthehem te Interi

Kondogbia: Dua të qëndroj gjatë te Valencia, nuk kthehem te Interi

Mesfushori francez, Goefrey Kondogbia, në një intervistë për media ka thënë se nuk e ka ndërmend të kthehet te Interi.

Ai qëndroi për dy vite kur u transferua nga Monaco, por nuk arriti t’i tregojë vlerat në klubit italian.


Kondogbia është shprehur se te zikaltrit mbizotëron kaosi, me trajnerë e lojtarë që ndërrohen çdo vit, ndaj edhe skuadra nuk arrin të shprehet.

Festa e Kondogbias pas golit të shënuar ndaj Realit

“Te Interi problemi i vërtetë është çekuilibrimi. është pak ambient kaotik, pasi në dy vitet e fundit kanë ndërruar 4-5 trajnerë dhe shumë lojtarë”.

“Këto lloj situatash janë të vështira për t’u shprehur, aq më tepër kur je një lojtar i ri dhe ke nevojë për mbështetje dhe vazhdimësi”.

“Një klub ka nevojë për vazhdimësi, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë në fillim, pasi pavarësisht kualitetit, është e vështirë të shkosh përpara, nëse ndërron vazhdimisht”.

Sa ishte te Interi

“Unë jam shumë i lumtur te Valencia dhe po punoj shumë për të merituar qëndrimin këtu, pasi dua të luaj gjatë për këtë skuadër” u shpreh Kondogbia.

Këto deklarata vijnë vetëm pak orë pasi në mediat spanjolle po qarkullonte lajmi se Valencia nuk ka para për të paguar kartonin e francezit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori