Jorginho do të presë disa ditë për të mësuar nëse ka ndonjë të vërtetë në lidhje me interesimin e Juventusit për shërbimet e tij – ka thënë agjenti i lojtarit, Joao Santos.

Mesfushori e ndoqi Maurizio Sarrin duke u transferuar nga Napoli te Chelsea në verën e kaluar, ndërsa tash strategu italian ka nënshkruar me Juventusin dhe po spekulohet edhe për një rikthim të 27-vjeçarit në Serie A.

Të gjitha lajmet nga Jorginho Të gjitha lajmet nga Jorginho

“Sarri e ka dëshmuar edhe te Napoli edhe te Chelsea se është trajner i nivelit të lartë. Në një klub si Juve, i cili ka qenë i organizuar shumë mirë me vite të tëra, ai vetëm sa mund të përmirësohet dhe të vazhdojë me fitore”.

“E kam përcjellë Sarrin për pesë vite dhe stili i futbollit të tij është shumë argëtues. Juventusi do të ndryshojë, sepse më herët kanë fituar pa qenë bindës. Tash do të jenë edhe bindës”.

“Chelsea ka kontratë katërvjeçare me lojtarin (Jorginho). Do të presim disa ditë për të mësuar nëse ka diçka të vërtetë në interesimin që është përmendur në gazeta. Jorginho është i lumtur te Chelsea. Ka gjetur atmosferë të shkëlqyer dhe nuk mund të themi se dëshiron të largohet, por gjithçka mund të ndodhë në tregun e transferimeve. Do të presim dhe të shohim…”, ka deklaruar agjenti Joao Santos për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/