LAJMI I FUNDIT:

Afrim Muçiqi reagon ndaj paralajmërimit të ATK-së për estradën: Nuk ka nevojë për kontrolle të rrepta

Afrim Muçiqi reagon ndaj paralajmërimit të ATK-së për estradën: Nuk ka nevojë për kontrolle të rrepta

Ditë më parë ATK-ja ka paralajmëruar kontrolle për tatim pagesa nga ana e gastronomëve të Kosovës, por edhe estradës.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj foli për sektorët e bizneseve të cilat kanë evazion fiskal të potencialit të lartë përfshirë ndërtimtaria, gastronomia, hoteleria, turizmi dhe restorantet.


Murtezaj ka thënë se tashmë ATK ka marrë një sërë veprimesh duke përgatitur një projekt për vitin 2022, ku do të kontrollohen të gjitha organizimet e ahengjeve që brenda tyre ka akterë të shumtë siç janë këngëtarët, grupet muzikore, kameramanët, të cilët do të paguajnë obligim tatimor për të hyrat që do t’i gjenerojnë gjatë punës së tyre.

Foto: Afrim Muçiqi/Instagram

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar këngëtari Afrim Muçiqi në një intervistë të fundit për #Gjesi në T7.

Muçiqi u shpreh se e mirëpret punën e ATK-së, por se nuk është e nevojshme të ketë kontrolle të rrepta ashtu siç ata kanë paralajmëruar.

Foto: YouTube/T7

“Ne e mirëpresim punën e tyre, por siç e kemi thënë edhe më herë duhet edhe shteti të nxjerr ligjin për të drejtën e autorit në mënyrë që edhe Administrata Tatimore të ketë më të lehtë punën e saj në këtë drejtim, por estrada në përgjithësi janë vetëdijesuar dhe secili në një mënyrë i kryen obligimet e tyre”, ka thënë fillimisht këngëtari.

ATK: Këngëtarët dhe kameramanët e dasmave por edhe ata që fitojnë në rrjetet sociale kanë obligime tatimore
Lexo po ashtu ATK: Këngëtarët dhe kameramanët e dasmave por edhe ata që fitojnë në rrjetet sociale kanë obligime tatimore

“Nuk ka nevojë për kontrolle të rrepta, nuk jemi shtet policor, do të ishte e udhës që secili nga ne të ketë një deklarim korrekt”, u shpreh tutje Muçiqi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori