LAJMI I FUNDIT:

ATK: Këngëtarët dhe kameramanët e dasmave por edhe ata që fitojnë në rrjetet sociale kanë obligime tatimore

ATK: Këngëtarët dhe kameramanët e dasmave por edhe ata që fitojnë në rrjetet sociale kanë obligime tatimore
Ilir Murtezaj, Drejtor i ATK-së

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka folur për sektorët e bizneseve të cilat kanë evazion fiskal të potencialit të lartë e që janë, ndërtimtaria, gastronomia, hoteleria, turizmi dhe restorantet, përfshirë përdoruesit e rrjeteve sociale Facebook, Instagram, Tik-Tok, e të tjera që tash e tutje do të kenë obligim pagesën e tatimit.

Murtezaj ka thënë se tashmë ATK ka marrë një sërë veprimesh duke përgatitur një projekt për vitin 2022, ku do të kontrollohen të gjitha organizimet e ahengjeve që brenda tyre ka akterë të shumtë siç janë këngëtarët, grupet muzikore, kameramanët, të cilët do të paguajnë obligim tatimor për të hyrat që do t’i gjenerojnë gjatë punës së tyre.


Drejtori i ATK’së ka theksuar se nuk do të lejohen ndërhyrje e personave brenda ATK-së, për t’i ndihmuar bizneset që t’iu shmangën tatimit.

“Faktorë tjetër është edhe pjesa e transparencës, rritjes së transparencës duke i identifikuar bizneset të cilat vazhdojnë të jenë mospërmbushëse dhe ato informata duke i shpalosur me gjithë stafin. Kjo ka bërë që të krijohet një lloj pasigurie nëse mund të themi në të kaluarën, individë të caktuar kanë mundur të ndihën të mbrojtur nga dikush brenda ATK’së që të humbet kjo siguri dhe të kuptojnë ato biznese se kanë detyrim për të paguar dhe duhet të paguajnë detyrimet tatimore” deklaroi Murtezi.

Administrata Tatimore e Kosovës tashmë është pajisur me softuerët të marrë si donacion nga Britania e Madhe, që ua mundësojnë marrjen e informacioneve për bizneset që iu shmangën tatimit.

“Argument tjetër është pjesa e zhvillimit të përfitimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar me softuerë të veçanta, softuerë këto që na kanë kriju mundësinë që të shfrytëzojmë burim të informatave nga burimet e ndryshme, për shembull është njëri prej softuerë është pjesa e burimit të informatës e cila shfrytëzohet nga rrjetet sociale siç janë facebook, instagram, tik-tok etj, ku këto informata janë duke u përpunuar nga këto sofuera. Zyrtarë tonë të inteligjencës financiare dhe përmes rezultateve të këtyre informatave dërgohen në operativ te inspektorët e operativës dhe bëhen vlerësimet tatimore aty ku konstatohet që ka shmangie tatimore apo qarkullim të pa deklaruar” tha Murtezi.

I pari i këtij dikasteri ka thënë për KosovaPress, se të gjithë akterët që përfshihen në organizimin e dasmave, këngëtarët, kameramanët, grupet muzikore dhe përgatitësit e ushqimit, do të kenë obligim ta paguajnë tatimin.

“Kësaj që iu referuat iu ka të bëjë me projektin e gastronomisë dhe hotelerisë, ku përmes këtij projekti, qëllimi ynë është që ne të identifikojmë gjithë transaksionet që zhvillohen me një qasje holistike duke e zhvilluar në kuadër të këtij sektori e marrim një shembull, nëse një restorant i cili bën organizim të dasmave, synimet tona janë që përveç atij organizimi, organizatori i asaj dasme po mendoj pronari i restorantit që e ka organizuar ka edhe akterë të tjerë të cilët nëse mundë t’i quajmë kontraktorë ose si palë të tjera ndërlidhëse, të cilat zhvillojnë aktivitete dhe krijojnë fitime, siç janë këngëtarë, grupet muzikore, kameramanët, ata që mundë të organizojnë përgatitjen e ushqimit dhe të tjera që të gjitha këto e bëjnë në vetvete një detyrim tatimor dhe që nga e kaluara rezultatet ose vlerësimet tona dalin që ka pasur shmangie të konsiderueshme nga ana e bizneseve dhe individëve për mospagesë të tatimeve” theksoi Murtezi.

I gjithë ky projekt dhe rritje e masës së sigurisë ndaj bizneseve që gjenerojnë të hyra vjetore, Ilir Murtezaj ka thënë se është vetëm për të kuptuar bizneset se janë të obligueshëm ta kryejnë detyrimin që kanë ndaj shtetit.

“Synimi ynë është që ne të arrijmë që të ngrisim përmbushjen monetare, asnjëherë nuk është qëllim që përmes aksioneve çfarëdo qofshin ato të penalizojmë ose të ndëshkojmë biznese dhe të njëjtën kohë të mbledhim me forcë detyrimin tatimorë, mirëpo në anën tjetër ATK, edhe kur bizneset vazhdojnë për kundër thirrjeve tona, lehtësira dhe sqarimeve që ne i japim me qëllim që bizneset ta kuptojnë drejtë dhe saktë detyrimin që kanë ato raste kur bizneset e tilla nuk i përmbahen këtyre thirrjeve dhe nuk i përmbahen zbatimit të ligjit, atëherë që ne normalisht i zbatojmë procedurat ligjore për të cilat jemi të autorizuar që t’i zbatojmë duke identifikuar çdo shmangie tatimore, njëkohësisht duke mbledhur çdo euro të tatimit i cili nuk është paguar nga bizneset” u shpreh Murtezi.

Në prill 2022, në raport me periudhën e njëjtë për vitin e kaluar ATK, ka thënë se ka një rritje të të hyrave për rreth 68.5 milionë euro apo shprehur në përqindje mbi 34%. Ndërsa në raport me planin vjetorë, gjithashtu ka tejkalim të planit mbi 17% apo 40 milionë euro, ndërkaq totali i mbledhjes të hyrave të ATK’së gjatë kësaj periudhe katër mujore është 269.5 milionë euro.KP/Telegrfi/