LAJMI I FUNDIT:

Afërdita Dreshaj tregon se çfarë i ka mësuar të thotë në shqip bashkëshortit të saj, Jakub Kindl

Afërdita Dreshaj tregon se çfarë i ka mësuar të thotë në shqip bashkëshortit të saj, Jakub Kindl
Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, prej vitesh është shpërngulur dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me hokeistin çek Jakub Kindl, me të cilin kurorëzoi dashurinë me martesë në qershor të vitit 2018.

Afërdita është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

View this post on Instagram

Life is not perfect, but it has perfect moments

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on Mar 8, 2020 at 8:01am PDT

Së fundmi, Dreshaj u ka mundësuar fansave që t’i parashtrojnë pyetje përmes pyetësorit të InstaStory-t, dhe si rrjedhojë ajo do t’iu përgjigjej.

Në një nga pyetjet më interesante, asaj se nëse “bashkëshorti i saj di të flasë shqip?, Dreshaj iu përgjigj kësaj pyetje me një video.

Ajo e incizoi bashkëshortin e saj Kindl, duke i kërkuar që të flasë diçka në shqip, dhe mesa duket hokeisti çek i ka mësuar disa fjalë.

“Mos, të dua shumë shumë, shpirti, loçka”, janë disa nga fjalët që burri i këngëtares dhe modeles shqiptare tha përgjatë videos.

Edhe pse jetojnë në Amerikë, Afërdita dhe Jakub vijnë herë pas here për vizitë te familjarët e tyre në Evropë, përkatësisht në: Shqipëri, Mal të Zi dhe Çeki. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori