LAJMI I FUNDIT:

Afera dashurie, mbledhje lulesh apo shëtitje me gjarprin – arsyetimet e francezëve që janë kapur nga policia duke shkelur rregullat e karantinimit

Afera dashurie, mbledhje lulesh apo shëtitje me gjarprin – arsyetimet e francezëve që janë kapur nga policia duke shkelur rregullat e karantinimit

Në Francë gjatë karantinimit të vënë më 17 mars për shkak të luftimit të përhapjes së mëtejme të coronavirusut, personat mund të largohen nga shtëpia vetëm nëse posedojnë dokument të nënshkruar dhe vulosur me të cilin dëshmohet arsyeja e daljes, e sipas policisë franceze, shumë qytetarë kanë pasur arsyetime nga më të ndryshmet kur janë kapur duke thyer këtë vendim të vënë nga presidenti Emmanuel Macron.

Të gjithë personat që largohen nga shtëpitë e tyre pa dokumentin e lartcekur mund të dënohen deri në 135 euro gjobë, por shumë prej tyre nuk po i ndalë kjo, dhe shpesh japin arsyetime nga më të ndryshmet kur kapen nga policia – kinse nuk po mund të qëndrojnë pa e mbajtur të gjallë lidhjen jashtëmartesore, po dalin të blejnë limon, të shëtisin gjarprin apo edhe të mbledhin lule, transmeton Telegrafi.


Në polici thonë se nga shtëpia mund të largohen për të blerë artikuj ushqimor, barna apo të vizitojnë mjekun me termin të caktuar më herët apo të ndjekin ndonjë proces gjyqësor dhe të nxjerrin qentë për shëtitje, por shumë prej tyre janë munduar të arsyetohen se nuk kanë pasur informacione se është futur në fuqi ligji që aplikon karantinimin e vendit.

Në shumicën e rasteve si arsyetim ka qenë dashuria, ku në një rast një i ri i kishte thënë policisë se nuk po mund të qëndrojë pa e parë të dashurën, pasi është lodhur nga gruaja.

Ka pasur edhe prej atyre që kanë thënë se po dalin të mbledhin dredhëza sepse tani është koha e tyre, të ikin nga gratë e dehura, e disa kur janë pyetur pse kanë dalë, janë arsyetuar kinse për të blerë artikuj ushqimorë – edhe pse në letërnjoftim u shkruante se jetojnë 80 kilometra larg vendit ku janë kapur.

Policia ishte befasuar edhe nga një narkodiler i cili u kishte thënë se duhet të shet drogën për të mbijetuar, e një grua është dënuar sepse ka blerë krem për rrezitje 60 kilometra larg shtëpisë ku jeton. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Identifikohet laseri misterioz në qiellin e San Franciskos

Identifikohet laseri misterioz në qiellin e San Franciskos

Interesante
Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Fun
Bilderi

Bilderi

Kalo në kategori