LAJMI I FUNDIT:

Admir Mehmedi: Mund ta përfundoj karrierën te Wolfsburgu

Admir Mehmedi: Mund ta përfundoj karrierën te Wolfsburgu

Admir Mehmedi ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane, “Bild”.

Sulmuesi shqiptar ndër të tjerash ka thënë se do të dëshironte që të qëndronte gjatë te Wolfsburgu.

Këtë të fundit ka pohuar se e konsideron si familje dhe se i pëlqen edhe qyteti dhe jetesa që ofron ajo.

“Momentet që po i kaloj këtu në Wolfsburg, do t’i ëndërronte çdo futbollist. Këtu kam gjithçka. Për mua si një njeri familjar, qyteti është i përsosur. Mund të qëndroj në Wolfsburg dhe më vonë të punoj edhe me të rinjtë e këtij klubi”, ka pohuar lojtari i përfaqësueses zvicerane.

Të gjitha lajmet rreth Admir Mehmedit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Admir Mehmedit

Theksojmë se futbollisti 27-vjeçar ka kontratë të vlefshme me ‘ujqërit ’deri në qershor të vitit 2022.

Këtë edicion ka shënuar tre gola dhe po aq asistime në 11 paraqitje në ligën elitare të Bundesligas.

Ndryshe, lojtari ka luajtur edhe te ekipet e tjera gjermane si Bayern Leverkusen dhe ekipi i Freibugut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori