Sezoni veror në vendin tonë sa i përket koncerteve do të fillojë me një koncert të madh të Ace Hood që do të mbahet në Industry.

Krijuesi i hitit "Bugatti" arriti nga Viena në ora 11:55 dhe me të arritur ai u shpreh në dy-tri fjalë për Telegrafin për atë që do të presë publiku sonte.

Edhe pse nuk shprehu gatishmëri për të folur për shkak të lodhjes, Ace Hood dha fjalë të mëdha për të rinjt dhe adhuruesit e hip hopit.

“Jam në disponim të mirë, por dua që të pushoj. Dua të jem maksimalisht i përgatitur, kam dëgjuar për publikun shqiptar, është ndoshta publiku më i ri e më i mirë në Evropë. Do të ngriteni në Bugatti, ju siguroj”, ka thënë Ace Hood duke buzëqeshur.

Ai do të performojë në Industry nga ora 22:00 kur edhe hapen dyert.

Elinel dhe Kida, bashkë me Dj Bujaka dhe DJ PM i paraprijnë performancës së Ace Hood. /Telegrafi/


Informacionet: 

Vendi: Industry Club (Zona Industriale Prishtinë, prapa ETC)
Koha: Ora 22:00 (hapen dyert) 
Bileta: 10 euro (te dera)
Rezervine VIP: 044 133 035