LAJMI I FUNDIT:

Aberdeen refuzon ofertën e Lecces për Ylber Ramadanin, një tjetër skuadër italiane tenton transferimin e mesfushorit shqiptar

Aberdeen refuzon ofertën e Lecces për Ylber Ramadanin, një tjetër skuadër italiane tenton transferimin e mesfushorit shqiptar

Ylber Ramadani pritet ta bëj hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Superliga e Skocisë për në Serie A.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Ligën Premier skoceze me fanellën e skuadrës Aberdeen.

Lecce është skuadra nga Serie A që ka shprehur interesim për transferimin e Ramadanit.


Ylber Ramadani drejt Serie A, së shpejti mund të mbyll transferimin te Lecce
Lexo po ashtu Ylber Ramadani drejt Serie A, së shpejti mund të mbyll transferimin te Lecce

Në fakt mediat italiane kanë raportuar se reprezentuesi shqiptar ka një marrëveshje personale me Leccen, por transferimi i tij është i komplikuar.

Skuadra italiane ka ofruar 1,2 milionë euro për transferimin e Ramadanit, ofertë që është refuzuar nga Aberdeen.

Skocezët synojnë që të fitojnë së paku dy milionë euro nga largimi i mesfushorit shqiptar.

27-vjeçari tani ka një tjetër skuadër në Serie A, pasi edhe Hellas Verona është futur në garë për të.

Gjithsesi te skuadra skoceze janë të gatshëm ta shesin Ramadanin, por duan që nga largimi i tij të fitoj rreth dy milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori