LAJMI I FUNDIT:

Abbiati: Sot, Milani është në gjendje më të keqe se sa kur udhëhiqej nga kinezët

Abbiati: Sot, Milani është në gjendje më të keqe se sa kur udhëhiqej nga kinezët

Ish-menaxheri i ekipit të Milanit, Christian Abbiati thotë se ka pasur shumë konfuzione nën udhëheqjen kineze gjersa këtë aktualen e përshkruan edhe më të keqe.

Italiani, i cili dikur ishte edhe portier i klubit të famshëm, thotë se pas këtij roli, vështirë se mund të imagjinojë veten në kostum dhe këpucët e tij.


Ai gjithashtu shton se nuk mund të bëjë politikë gjersa thekson se pikërisht kjo punë është e menaxherit të ekipit.

“Ju duhet t’i ndihmoni të gjithë, trajnerin, drejtorin sportiv, lojtarët , Milanellon, rolet e çuditshme dhe në fund gjithmonë duhet t’i baraspeshoni gjërat”.

“Ja një shembull …Në qoftë se një lojtar bënë budallallëqe dhe ju ia thoni trajnerit, ju rrezikon të shiheni prej tyre si spiun. Ky është roli politik dhe e kuptova se nuk ishte për mua. Në shumicën e rasteve shkoja në shtëpi i zemëruar “, tha Abbiati.

Të gjitha lajmet rreth Milanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Milanit

Ai vuri në dukje se drejtori i tij sportiv, Massimiliano Mirabelli, i ofroi atij një kontratë të re, të cilën ai nuk e pranoi.

“Gabimi im ishte se unë e kam krahasuar Milanin e sotëm me atë të vjetrin duke marrë disa pika referimi. Në vend të kësaj, ka pasur shumë konfuzion, me respektin e duhur për stafin e stërvitjeve. Organizimi i ndryrë po shtiret si i përkryer”, ka thënë Abbiati.

Ndryshe, italiani ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me kuqezinjtë duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve si dhe Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori