LAJMI I FUNDIT:

A ishte Mourinho më i mirë se Pellegrini?

A ishte Mourinho më i mirë se Pellegrini?

Trajneri nga Kili, Manuel Pellegrini, kaloi një sezon të vështirë në Santiago Bernabeu dhe pastaj u shkarkua për t’ia hapur rrugën Jose Mourinhos, por a mund të ishte ai më i suksesshëm se portugezi?

“Nëse Real Madridi do të më shkarkonte mua, unë do të shkoja në ndonjë ekip të madh në Itali apo Angli dhe nuk do të shkoja te Malaga”, kështu kishte thënë Mourinho në një konferencë për Pellegrinin, i cili shkoi te Malaga për ta rindërtuar reputacionin e tij, pas shkarkimit në Bernabeu.

Tash, kur kanë kaluar dy vite, Malaga po shkëlqen, si në shtëpi ashtu edhe si mysafir, teksa skuadra mbretërore është duke vuajtur nga plagët e marra në gjashtë humbjet e këtij edicioni.

Numrat tregojnë se ai nuk do të ishte i suksesshëm sa Mourinho. Gjatë tërë edicionit me Madridin, Pellegrini i udhëhoqi madrilenët në një rekord të ekipit prej 96 pikëve, por ata përsëri nuk e fituan trofeun, pasi që Barcelona e Pep Guardiolas kishte mbledhur 99 pikë. Sido që të jetë, Mourinho e theu këtë rekord një vit më vonë me 100 pikë, por pati mbështetjen e bordit që të blinte lojtarët që ai dëshironte.

Këtë luks nuk e pati Pellegrini. Kiliani pati mundësinë të shfrytëzonte rastin e ardhjes së fytyrave të reja në klub, pasi Florentino Perez u zgjodh si president i klubit në vitin 2009. Në kohën e tij ekipi bleu Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Karim Benzeman, por Pellegrini u ankua se ekipi nuk ishte i balancuar duke e cilësuar atë si një “orkestër pa pianist”.

Sidoqoftë, kur Reali u rrëzua nga Lyoni në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve dhe u poshtërua nga humbja prej ekipit të vogël Alcorcon në Copa del Rey, bordi vendosi ta shkarkonte Pellegrinin.

Mourinho, natyrisht, erdhi me reputacion të lartë, pasi kishte fituar Ligën e Kampionëve me Porton dhe Interin. Ky ishte një njeri fitues, i cili i duhej Real Madridit që ta luftonte ekipin më të mirë në historinë e Barcelonës dhe është e vështirë për të argumentuar këtë hipotezë, edhe tani.

Portugezi, tek e fundit, ka fituar tri trofe përgjatë dy sezoneve që ka qëndruar në Madrid. Në vitin e parë ai e fitoi Kupën e Mbretit, pasi mposhti Barcelonën në finale. Ekipi i tij, gjithashtu ka arritur dy gjysmëfinale radhazi në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk kishte ndodhur në Madrid që nga koha e Vicente del Bosques.

Me më shumë kohë për të punuar, me mbështetjen e bordit dhe mundësinë për të sjellë lojtarët që ai mendonte se do ta balanconin ekipin, Pellegrini mund të kishte arritur sukses pothuajse të njëjtë me Morunhon.

Veçanërisht, stili i lojës së tij, që ishte shumë sulmues ishte më i pëlqyer nga tifozët e Madridit, të cilët më shumë pëlqejnë që ekipi i tyre të luajë filozofinë e posedimit dhe pasimit të topit, njëjtë sikur rivali i tyre Barca, sesa lojën me kundërsulme të Mourinhos.

Strategu portugez ia riktheu trofetë klubit, edhe pse ka ende mundësinë që të fitojë trofeun më të madh se gjithë të tjerët, atë të Ligës së Kampionëve, që së fundi është bërë një ëndërr e pakontestueshme e tifozëve madrilenë.

Së shpejti këtë do ta kuptojmë të gjithë. Me Pellegrinin, fatkeqësisht jo, së paku jo nëse Florentino Perezi është në krye. Por, përqindja e fitoreve të tij, tregon se ai mund të kishte sukses përafërsisht të njëjtë Mourinhon, te Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori