Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit
Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pas prezantimit për të dhënat e punësimit të të rinjve në 30 muajt e fundit.
Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38 mijë 298 persona, mirëpo numri i të punësuarve, sipas tij, u shtua vetëm për 8 mijë 789 persona.
“Në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38,298 persona, mirëpo numri i të punësuarve u shtua vetëm për 8,789 persona”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu pyeti se ku kanë mbetur ata 29 mijë 509 persona që nuk po figurojnë më si të papunësuar, por as si të punësuar?
E, që sipas tij “ju kanë bashkëngjitur karvanit të migrimit sepse kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë”.
“Në anën tjetër, Ministri i Financave po i paraqet disa statistika administrative të punësimit, të zbuluara nga vetë kjo Qeveri, sipas të cilave në Kosovë qenka duke lulëzu punësimi i të rinjve! Duke ndenjur i mbyllur në zyrë ndoshta edhe i beson këtij tregimi, por nuk besoj që do ti besonte nëse do të dilte nga pak prej zyrës dhe ta shihte dinamikën e ekonomisë së vendit. Mos të harrojmë, rritja ekonomike në periudhën e fundit është vetëm 2%”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron