LAJMI I FUNDIT:

Aligatori futet në një shtëpi në Luiziana përmes hyrjes së qenit

Aligatori futet në një shtëpi në Luiziana përmes hyrjes së qenit

Një çift i cili kohët e fundit u zhvendos nga Arizona në Luiziana mori një “përvojë të Cajun” kur qeni i tyre i alarmoi ata se një aligator ishte futur brenda shtëpisë së tyre.

Don dhe Jan Schultz, të cilët kohët e fundit u transferuan në shtëpinë e tyre në New Iberia, thanë se u zgjuan nga hungërima e qenit të tyre 7-vjeçar, Panda.

“Qeni ynë Panda e lëshoi një hungërimë të thellë e cila e zgjoi gruan time dhe ajo më preku duke thënë se mendonte se dikush ishte futur në shtëpi dhe kështu u ngrita duke shkuar në korridor për të kontrolluar shtëpinë”, tha Don Schultz, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Unë pashë formën e një aligatori”, shtoi ai. Çifti thirri shërbimet e emergjencës, dhe pastaj zyrtarët nga zyra për kafshët të egra dhe peshqit iu përgjigjën thirrjes duke shkuar tek shtëpia e tyre.

“Ne jemi vërtet mirënjohës për Sherifët dhe zyrtarët e zyrës për kafshët e egra dhe peshkatarët që erdhën dhe e larguan krijesën nga shtëpia jonë”, bëri të ditur Jan Schultz. “Unë mendoj se është duke notuar diku në një gji”, vazhdoi tutje ajo.

Çifti tha se aligatori me gjatësi prej 1.52 metrave me sa duket ishte futur nga hyrja e veçantë e qenit. Ata thanë se tani kanë instaluar një derë të re e cila hapet vetëm nga qaforja e Panda-s. /Telegrafi/