LAJMI I FUNDIT:

Napoli lëviz për transferimet e verës, Edon Zhegrova një nga përforcimet e para

Napoli lëviz për transferimet e verës, Edon Zhegrova një nga përforcimet e para

Napoli dhe Lille pritet të bëjnë biznes edhe një herë, por kësaj radhe me një kosto më të kapshme, pasi synon transferimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, i cili vlen shumë më pak sesa Victor Osimhen.

Klubi italian dhe ai francez bënë biznes në verën e vitit 2020, kur Napoli pranoi të blinte Osimhen për një shifër mbi 80 milionë euro.


Rreth 70 milion u paguan menjëherë, ndërsa shuma tjetër u kompensua me katër lojtarët e rinj Claudio Monzi, Luigi Liguori, Ciro Palmieri dhe Orestis Karnezis që kaluan te Lille.

Dhjetë muaj më parë, duke qenë se marrëdhëniet janë të mira, Adam Ounas shkoi në Lille, ku ka luajtur mjaftueshëm dhe ka treguar formë të mirë.

Megjithatë, drejtuesit e Napolit kanë rikthyer vëmendjen te Lille dhe janë gati për një transferim tjetër për të cilin shpresojnë të shpërthej.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Napoli po mendon për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai thuhet se është një sulmues krahu i djathtë që mund të jetë i dobishëm në rast se Hirving Lozano largohet, është i ri (24 vjeç) dhe ka një kosto të përballueshme.

Mediumi italian shton se transferimi i prishtinasit te kampioni i Italisë mund t’i kushtojë Napolit 10 milionë euro ose më pak se kjo shifër dhe do të ishte një marrëveshje e mirë.

Zhegrova gjendet në listën e dëshirave të Napolit së bashku me yllin e Sassuolos, Domenico Berardi, i cili kushton shumë më shtrenjtë sesa sulmuesi i Lille. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori