Detaje nga rasti tragjik që ndodhi në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka shpalosur detaje të reja lidhur me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve që ndodhi dje në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:21 në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Sipas policisë dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lidhur me rastin, është sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë.
“Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, njofton policia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit