Komuna e Tetovës tashmë ka një projekt për të rregulluar rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë. Nga komuna e Tetovës, kanë bërë të ditur se parashihet që kjo rrugë të shndërrohet në një bulevard nga ish shtëpia e armatës e deri tek qendra sportive.
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se projekti në fjalë parasheh një bulevard ku krahas automjeteve, do të ketë edhe shëtitore për këmbësorët, ndërsa edhe shtigje për biçikleta.“Kemi patur dy takime me trupin participues, ku bëjnë pjesë ekspertë të shumë lëmive, inxhinier, përfaqësues të sektorit të urbanizmit, arkitekt e kështu me radhë që janë pjesë e trupit participues, me të cilët kemi bërë edhe versionin e rikonstruimit të kësaj rruge. Tashmë kemi versionin ideor, në bazë të të cilit do të përgatisim edhe projektin bazë ku parashihet që në mes të ketë një shëtitore që nga qendra e qytetit e deri tek stacioni i autobusëve dhe anash të jenë korsitë e rrugës për vetura. Do të ketë edhe shteg për biçikleta si dhe trotuare përreth objekteve afariste. Besoj se do të jetë diçka e re për qytetin e Tetovës dhe normal edhe me pamje të bukur”, tha Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ai nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar për fillimin e punëve, por shpreson se deri në fund të këtij viti edhe ky projekt do të përmbyllet. Dinamike e realizimit të projektit do të varet nga procedurat e tenderimit, pohon kreu i komunës së Tetovës.
“Në mbledhjen e radhës të trupit participues do të duhet të vendosim përfundimisht për konceptin e saj, dhe menjëherë do të shkohet me procedurat e tenderimit. Për shkak se janë hapur shumë punë në këtë fazë, nuk mund të garantoj që para verës do të realizohet. Por, kjo do të varet nga procedurat formal-juridike dhe në bazë të saj do të përcaktohet edhe realizuesi, se sa kohë do të duhet që të realizojë, ndërsa unë besoj se deri në fund të vitit do të kryhet kjo rrugë”, deklaroi Kasami.
Kjo rrugë, sipas ekspertëve ka gjerësinë e nevojshme që të shndërrohet në bulevard dhe do të ndihmonte shumë në shkarkimin e komunikacionit nëpër rrugët tjera. Në këtë rrugë, një kohë të gjatë edhe ndriçimi publik është dëmtuar dhe pritet që me projektin e ri të merr pamje të mirë por edhe më shumë hapësira për këmbësorët. Në ndërkohë, me këtë bulevard pritet të rregullohet edhe komunikacioni në këtë pjesë të qytetit të Tetovës, që kohëve të fundit është në kaos. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe