Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri ka shprehur publikisht shqetësimin e saj pas raporteve të bëra publike në media nga Policia e Shtetit, se vetëm gjatë 6 muajve të fundit 36 fëmijë të huaj, të pashoqëruar janë zhdukur në drejtim të paditur.
Altin Hazizaj, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri shprehet se fëmijët e pashoqëruar janë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve dhe autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.
“Këta janë fëmijë që vijnë nga vende si Siria dhe Irani. Fëmijët e pashoqëruar janë gjithnjë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve etj. Fakti që ata janë në Shqipëri, autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Por fakti që janë zhdukur e s’dihet se ku janë tregon se autoritetet vendase dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë dështuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së këtyre fëmijëve.
Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ku Shqipëria është shtet palë që prej vitit 1992, kërkon që shteti të marrë të gjitha masat që garantojnë “të drejtën e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit” pa asnjë lloj diskriminimi për të gjithë fëmijët që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë. “Fëmija i pashoqëruar nga prindi ose kujdestari ka të drejtën e kthimit, në një kohë sa më të shpejtë pranë tyre. Kthimi në vendin e origjinës bëhet vetëm nëse është në interesin më të lartë të fëmijës.”
Nisur nga sa më sipër, ne kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Prokuroria Tiranë si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të hetojnë urgjentisht mbi humbjen e 36 fëmijëve që rezultojnë të zhdukur dhe pse fëmijët e pashoqëruar të huaj, në mbrojtje të shtetit shqiptar, mund të humbasin apo zhduken dhe askush nuk jep llogari për ta”, shprehet Hazizaj, raporton tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet