LAJMI I FUNDIT:

Werner pranon përgjysmimin e pagës për tu rikthyer në Bundesliga

Werner pranon përgjysmimin e pagës për tu rikthyer në Bundesliga

Timo Werner do të largohet nga Chelsea pas dy vitesh qëndrim në klubin londinez.

Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe durimi i Chelseat ka mbaruar.


E ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Gjermani dhe përsëri tek skuadra RB Leipzig.

Werner është gati të sakrifikojë pagën e tij për t’u rikthyer tek ekipi ku shkëlqeu dhe bëri famë në futbollin evropian, RB Leipzig.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka shkruar se sulmuesi ka pranuar të përgjysmojë pagën për të luajtur sërish në Bundesligë.

Gjermani përfiton mbi 260 mijë funte në javë nga kontrata me Chelsea, derisa te Leipzig do të fitojë 130 mijë funte.

Chelsea është gati ta lejoj huazimin e Timo Werner
Lexo po ashtu Chelsea është gati ta lejoj huazimin e Timo Werner

Tanimë dy klubet janë duke biseduar për të gjetur një marrëveshje, por Werner pritet t’i bashkohet Leipzigut si huazim me klubin gjerman që kanë të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Interesim për reprezentuesin gjerman kishin shfaqur edhe skuadra tjera si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus e Newcastle United, por Leipzig ishin më të shpejtë për të gjetur marrëveshje me gjermanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori