Dështon sërish finalizimi i listës me dëshmitarët që do të intervistohen nga Komisioni hetimor për energjinë
Me përplasje mes opozitës dhe pozitës, është përcjell mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022 i themeluar nga Qeveria e Kosovës, e si rrjedhojë nuk është votuar lista me emra të dëshmitarëve që do të thirren për intervistim.
Në mbledhjen fundit të këtij komisioni janë përmendur ish-kryeministrat dhe ministrat aktual dhe të kaluar në institucionet përkatëse.
Kryesuesi i këtij komisioni Hajdar Beqa ka thënë se gjatë rrugës do të largohen nga lista disa persona që janë në procese gjyqësore, dhe se do të ftohen të gjithë të tjerët. Ndërkohë nga opozita është kërkuar të ftohet Martin Berishaj për intervistim.
“Gjatë rrugëtimit mundë të ketë persona që largohen nga lista e të thirrurve si dëshmitarë pasi që të njëjtit kanë probleme gjyqësore, siç është çështja në Hagë” theksoi Beqaj.
Armend Muja nga LVV-ja ka deklaruar se duhet të thirren krejt bartësit nga viti 2006 deri më 2022, dhe e njëjta listë të votohet sot pa shtuar numrin e dëshmitarëve, ata të shtohen në mbledhjen e radhës.
“Të gjithë bartësit nga viti 2006 deri 2022, nuk mund të përjashtojmë asnjë prej tyre çfarëdo pozite që kanë qenë ata, ne kemi emra të tjerë që do t’i prezantojmë javën tjetër, sot ta votojmë listën të cilën e kemi diskutuar mbledhjen e kaluar” deklaroi Muja, transmeton KP.
Rrezarta Krasniqi nga LDK ka thënë se mungon edhe Martin Berishaj në listën e të ftuarve për të dëshmuar.
“Adil Jonuzi drejtor i minierave në KEK të shtohet në listë, dhe Martin Berishaj mungon në listën e të ftuarve” tha Krasniqi.
Ndërsa deputeti Armend Zemaj tha se janë diku rreth 300 dëshmitar për t’u intervistuar.
Time Kadrijaj nga AAK-ja ka thënë se ka përsëritje të emrave në listë.
Të mërkurën e ardhshme komisioni ka bërë të ditur se do të shtohen emrat e dëshmitarëve që do të thirren për intervistë përfshirë shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
Armend Muja propozimin e opozitës për t’i thirrur në komision hetimor si dëshmitarë Martin Berishajn dhe Mimoza Kusari-Lilën i ka quajtur ide “koti”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova