LAJMI I FUNDIT:

Valdrin Sahiti rezulton i pajisur me pasaportë diplomatike nga shteti i Kosovës?

Valdrin Sahiti rezulton i pajisur me pasaportë diplomatike nga shteti i Kosovës?
Foto: Valdrin Sahiti/Instagram

Valdrin Sahiti është disenjator i njohur në Kosovë. Që nga zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, ai është kujdesur vazhdimisht edhe për dukjen e saj. Ky i fundit, nga viti 2020 është i pajisur edhe me pasaportë diplomatike prej shtetit.

Pasaporta diplomatike është një prej dokumenteve të udhëtimit me të cilën pajisen politikanët e vendit, duke nisur nga presidentja, kryeministri, kryeparlamentari, deputetët, ambasadorët e konsujt dhe familjarët e tyre.

Por, pasaportë diplomatike prej shtetit të Kosovës i është dhënë edhe disenjatorit Valdrin Sahiti, i cili njëherit është stilist i presidentes Vjosa Osmani.


Foto: Valdrin Sahiti/Instagram

Demokracia.com ka siguruar Listën e Pasaportave Diplomatike të Republikës së Kosovës, e cila nuk është rifreskuar nga MPJD që nga viti 2020, pasi që aty figurojnë edhe shumë ish-posedues të mëhershëm të pasaportave diplomatike që i kanë dorëzuar ato pas ndërprerjes së mandateve.

Megjithatë, në mesin e atyre që vazhdojnë ta kenë në posedim pasaportën diplomatike të shtetit, që nga viti 2020 është edhe kreatori Valdrin Sahiti.

Foto: Demokracia

Sahiti nuk është i përfshirë në përfaqësimin diplomatik, por duket se ia ka dalë ta sigurojë një pasaportë diplomatike falë favorizimit nga shteti, pasi që fustanët e krijuar nga ai nuk i vesh vetëm presidentja Osmani, por edhe disa këngëtare me famë botërore.

Në dokumentin e siguruar nga Demokracia shihet se pajisja e Valdrin Sahitit me pasaportë diplomatike ishte direkt rekomandim i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gazeta ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla – Schwarz, duke pyetur se kur i është dhënë saktësisht pasaporta diplomatike kreatorit Valdrin Sahiti dhe cili ka qenë arsyetimi zyrtar mbi bazën e të cilit i është dhënë ai dokument. Po ashtu, Demokracia.com ka provuar të mësojë edhe me rekomandim të cilit ministër i është dhënë pasaporta diplomatike disenjatorit në fjalë, por si zakonisht ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Lidhur me këtë çështje, Demokracia i është drejtuar edhe vetë Sahitit, por as ai nuk ka pranuar të japë përgjigje për çështjen e pasaportës diplomatike.

Foto: Demokracia

“Kishe diçka për sfilatë”, është përgjigjur shkurtër Sahiti, kur i ka parë pyetjet e dërguara.

Në trend Magazina

Më shumë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik

Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Magazina
Kalo në kategori