LAJMI I FUNDIT:

Kosmonte Foods merr statusin e investitorit strategjik

Kosmonte Foods merr statusin e investitorit strategjik

Kuvendi i Kosovës me 67 vota për ka miratuar rekomandimin e Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e statusit investitor strategjik kompanisë Kosmonte Foods.

Përkrahje një vendimi të tillë i dhanë deputetët e shumicës parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët e AAK-së.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se përmes këtij vendimi do të ketë një investim mbi 11 milionë euro të kompanisë dhe punësim të rreth 300 personave në peridhën afatmesme 2021-2025.


“Si investitor strategjik në periudhën afatmesme 2021-2025 kompania Kosmonte Foods do të zbatojë dy projekte. Projekti i parë fabrika për përpunimin e pemëve dhe perimeve që përfshijnë zgjerimin e kapaciteteve për ruajtjen dhe prodhim në sipërfaqe prej 16 mijë e 200 metra katror”.

“Projekti i dytë është kompleksi si fabrikë për përpunimin e mishit të shpezëve me sipërfaqe rreth 12 mijë metra katrorë. Vlera e investimeve të zotuara arrijnë në 11 milionë e 143 mijë euro dhe priten të punësohen rreth 300 persona”, tha Hajdari.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për Mbeturina.

Ndërsa nuk u miratua Raporti vjetor Financiar i Buxhetit për vitin 2020, Raporti vjetor i KQZ-së për vitin 2020 dhe Raporti i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Qindra mundësi pune të reja çdo ditë – Zbuloni platformën që po ndryshon tregun e punës

Qindra mundësi pune të reja çdo ditë – Zbuloni platformën që po ndryshon tregun e punës

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Kalo në kategori