LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian dhe vajza e saj True infektohen me COVID-19

Khloe Kardashian dhe vajza e saj True infektohen me COVID-19

Khloe Kardashian dhe vajza e saj, True Thompson janë infektuar me COVID-19.

Ylli 37-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians”, ka treguar se ka rezultuar pozitive me virusin përmes një postimi në InstaStory, përmes të cilit po ashtu tha se është detyruar të anuloi të gjitha angazhimet.

“Përshëndetje, doja t’ju njoftoja që True dhe unë kemi rezultuar pozitive me COVID-19. Më është dashur të anuloi disa angazhime dhe më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’i realizoj ato”, ka shkruar 37-vjeçarja.


Foto: Khloe Kardashian/InstaStory

“Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale. Qëndroni të sigurt”, vazhdoi Khloe.

Megjithëse True tre vjeçare është ende shumë e vogël për t’u vaksinuar, COVID-19 ka tendencë të jetë më pak e rëndë te fëmijët e vegjël, shkruan DailyMail.

Kjo është përballja e dytë me COVID-19 për yllin televiziv, e cila më parë zbuloi se kishte qenë e infektuar me virusin në mars 2020, pasi pandemia u përhap në të gjithë botën.

Khloe nuk ishte personi i vetëm në klanin Kardashian-Jenner që rezultoi pozitiv për koronavirus.

Në maj, motra e saj më e madhe Kim, 41 vjeç, zbuloi në KUWTK se e gjithë familja e saj ishte sëmurë nga virusi.

Fillimisht ajo tregoi se ajo dhe djali i saj Saint, pesë vjeç, kishin rezultuar pozitivë, por simptomat shpejt përfshinë gjithë familjen.

Vajza e saj më e madhe North, tetë vjeç, filloi të shfaqte simptoma dhe shpejt rezultoi pozitive, ashtu si vajza e saj Çikago, tre vjeç dhe djali Psalm, dy vjeç.

Khloe ka të ngjarë të kaloi më lehtë COVID-19 për shkak të vaksinimit të saj, dhe fëmijët si True kanë gjithashtu më pak gjasa të përjetojnë simptoma të rënda, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Fëmijët nuk kanë qenë në gjendje të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi autorizimet fillestare të urgjencës në SHBA ishin vetëm për të rriturit.

Sidoqoftë, vaksina Pfizer u autorizua më vonë për adoleshentët dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pritet të autorizojë një version me dozë më të ulët të vaksinës për fëmijët pesë deri në 11 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori