LAJMI I FUNDIT:

Telefonat e disa njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar do të japin rastësisht një alarm të lartë sot

Telefonat e disa njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar do të japin rastësisht një alarm të lartë sot

Nëse telefoni juaj papritmas fillon të lëshojë një alarm në një moment midis orës 13:00 dhe 2 pasdite, mos u shqetësoni.

Ndërprerja e papritur është pjesë e një plani të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar për të provuar një Sistem të Alarmit të Emergjencës që do të përdoret në rastet e fatkeqësive.


Vende të tjera, si SHBA, tashmë kanë një sistem të ngjashëm dhe përdoret në rast fatkeqësish natyrore si tërmetet.

Për momentin, duket se vetëm pajisjet që përdorin sistemin operativ Android të Google do të marrin sinjalizimin. Pra, nëse përdorni një iPhone, nuk do të prekeni, transmeton Telegrafi.

Një njoftim në faqen e internetit të qeverisë thotë: ‘Disa rrjete të telefonisë mobile në Mbretërinë e Bashkuar po testojnë alarme emergjente midis orës 13:00 dhe 14:00 pasdite.

‘Nëse keni një pajisje Android, ka një shans të vogël që të merrni një sinjalizim provë. Pajisja juaj mund të prodhojë një tingull të lartë si sirenë’.

Paralajmërimi do të vijë me një mesazh: ‘Ky është një test i operatorit të rrjetit celular të shërbimit të Alarmeve të Urgjencës. Ju nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Për të zbuluar më shumë, kërkoni për gov.uk/alerts’.

Qeveria ka në plan të hapë Sistemin e Paralajmërimit të Emergjencave në një moment gjatë verës së 2021.

Ai do të vendoset vetëm kur ekziston rreziku i jetës në një zonë të caktuar. Kjo mund të jetë si rezultat i një sulmi terrorist, përmbytjes ekstreme, zjarri, një emergjence shëndetësore publike ose një shpërthimi.

Nëse jeni në afërsi të incidentit, alarme do t’ju paralajmërojnë dhe do t’ju këshillojnë se si të qëndroni të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
IE9 të hënën

IE9 të hënën

Teknologji
Apple po përgatitet për dominim të ri, çfarë po sjell për klientët

Apple po përgatitet për dominim të ri, çfarë po sjell për klientët

Teknologji
Kalo në kategori