LAJMI I FUNDIT:

Raketa SpaceX shpërtheu në mënyrë dramatike pas testimeve dhe u kthye në një top zjarri

Raketa SpaceX shpërtheu në mënyrë dramatike pas testimeve dhe u kthye në një top zjarri

Shpërthimi i raketës SpaceX në mënyrë dramatike në një top zjarri, u bë menjëherë pasi iu nënshtrua një testimi. Ky është një prej dështimeve të shumta, të prototipave të raketave Starship.

Starship po i bënte provat tokësore në një pjesë të kompanisë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, si pjesë e përpjekjeve që kjo raketë gjigante metalike të niset në fluturim, transmeton Telegrafi.


Eksplodimi ndodhi disa orë para lansimit të një rakete nga kompania hapësinore e Elon Musk, për të nisur dy astronautë të Nasa-s nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida duke përdorur një sistem ndryshe rakete, Falcon 9 me kapsulën e Creë Dragon të fiksuar në majë.

Imazhet e regjistruara nga NASA Spaceflight, e tregojnë prototipin që kthehet në një top zjarri në zonën e testimit Boca Chica të SpaceX.

Gjatë këtij aksidenti, nuk raportohet të jetë lënduar ndonjë person. Në anën tjetër, SpaceX nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, lidhur me këtë aksident.

Independent raporton se Starship është një raketë e gjatë 120 metra, që është krijuar për të transportuar njerëz dhe 100 tonë ngarkesë në Hënë dhe Mars.

Kjo raketë e ripërdorshme konsiderohet si e ardhmja e udhëtimeve hapësinore, që mund ta bëjë të përballueshme fluturimin e njerëzve në hapësirë.

Në Mars, Musk ndau imazhe të prototipit, pas një varg shpërthimesh që shkatërruan versionet e mëparshme të raketës Starship.

SpaceX është në mesin e tri kompanive që u shpërblyen me një miliard dollarë, për të ndërtuar një raketë që do të dërgonte në hapësirë njerëz dhe mallra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori