Të dhënat e tregtisë së jashtme, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.1 për qind në muajin dhjetor 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Llogaritur në vlerë monetare, ky deficit arriti në 273.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 267.8 milionë euro në vitin 2017 dhe eksporti mbulon importin me 9.7 për qind.
Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2018 kishte vlerën 29.4 milionë euro, ndërsa importi ishte 302.9 milionë euro, që është një rënie prej 0.2 për qind për eksport dhe një rritje prej 1.9 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 39 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 12.9 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8.5 për qind e përbëjnë produktet minerale, 5.9 për qind e përbëjnë produktet bimore, 4.6 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar dhe 3.3 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 15.4 për qind e përbëjnë produktet minerale, 14.8 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 12.4 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 12 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, 8.3 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.4 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike, 5.1 për qind e përbëjnë tekstil dhe artikujt prej tij dhe 5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre.
Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 7.3 milionë euro ose rreth 25 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 7.1 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në Bashkim Evropian janë Gjermania me 6.7 për qind, Holanda me 3.4 për qind, Italia me 2.8 për qind dhe Sllovenia me 2.3 për qind.
Importet e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian ishin rreth 155.1 milionë euro ose 51.2 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.7 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania me 13.1 për qind, Italia me 6.3 për qind, Greqia me 5.9 për qind, Sllovenia me 5.3 dhe Polonia me 2.9 për qind.
Në muajin dhjetor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 13.3 milionë euro ose 45.3 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.8 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së janë Shqipëria me 23 për qind, Maqedonia me 10.8 për qind, Serbia me 5.6 për qind dhe Mali i Zi me 4.6 për qind.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin dhjetor 2018 arritën në 42,3 milionë euro ose 14 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 46.8 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Maqedonia me 5.8 për qind, Shqipëria me 5.7 për qind dhe Serbia me 1.8 për qind.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8.7 milionë euro ose 29.7 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden janë India me 19 për qind dhe Zvicra me 5.7 për qind.
Kurse, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 105.4 milionë euro ose 34.8 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 10.7 për qind dhe Kina me 9.8 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos