LAJMI I FUNDIT:

Shoferi rumun nuk arrin të ndal shpejtësinë e madhe tek rrethrrotullimi, fluturon me veturë (Video)

Shoferi rumun nuk arrin të ndal shpejtësinë e madhe tek rrethrrotullimi, fluturon me veturë (Video)

Një shofer që ishte nën ndikim të alkoolit është filmuar duke lëvizur me shpejtësi të madhe me veturë, dhe nuk arrin të ndalet tek rrethrrotullimi dhe përfundon duke fluturuar mbi të.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 37-vjeçari humb kontrollin mbi timonin dhe përplaset në trotuar, ku nga goditja e madhe fluturon për disa metra, transmeton Telegrafi.


Një re pluhuri ngritet në ajër si pasojë e aksidentit të shkaktuar në Bragadiru të Rumanisë. Vetura e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe nuk ndalet para rrethrrotullimit, dhe përfundon duke fluturuar.

Për fat të mirë as shoferi e pasagjeri që ishte brenda veturës nuk kanë pësuar lëndime serioze, falë rripit të sigurisë që e kishin vënë me kohë.

Ndërkaq me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se shoferi i veturës që është nga Bukureshti, ishte nën ndikim të alkoolit.

Atij menjëherë i është marrë patentë shoferi dhe rrezikohet të qëndroj prapa grilave nga 1 deri në 5 vjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori