LAJMI I FUNDIT:

50 Cent bën shqiponjën dykrenare gjatë performancës në një koncert në Gjermani – është motivuar nga ish-luftëtari i UÇK-së, Bashkim Shala

50 Cent bën shqiponjën dykrenare gjatë performancës në një koncert në Gjermani – është motivuar nga ish-luftëtari i UÇK-së, Bashkim Shala

Një prej reperëve më të suksesshëm dhe të njohur në botë është padyshim 50 Cent.

Ai numëron hite të shumta dhe prej vitesh konsiderohet ikonë e muzikës botërore, i cili ka postuat top-listat dhe ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare.


Gjatë kësaj periudhe Curtis James Jackson III (emri i vërtetë) po mban turneun botëror dhe aktualisht ndodhet në Evropë.

Foto: 50 Cent/Instagram

Megjithatë një veprimi i tij në një nga koncertet e fundit, gjegjësisht në Frankfurt të Gjermanisë, ka përfshirë edhe shqiptarët.

Kjo sepse gjatë performancës së tij reperi amerikan është ndalur dhe teksa flet me një person në audiencë ai ka bërë shqiponjën dykrenare me duar.

Duket të ketë nisur nga ish-luftëtari i UÇK-së, Bashkim Shala, i cili ndodhej në po të njëjtin koncert së bashku me gruan e tij, Andjolën, që njëherësh po qëndronin në zonën VIP dhe tërhoqën vëmendjen e 46-vjeçarit.

Siç mëson Telegrafi, të njëjtit e kanë shtyrë artistin që ta bëjë disa herë me radhë simbolin e shqiptarëve.

Foto: TikTok

Theksojmë që simboli i shqiponjës dykrenare po përdoret gjerësisht nga personazhe të njohur shqiptarë, të cilët festojnë sukseset e tyre me kryqëzimin e duarve duke i treguar me krenari botës prejardhjen e tyre.

Momentet kryesore që shënuan ngjarjen më të madhe të sportit në SHBA dhe performancat e yjeve të hip-hopit në ‘Super Bowl’
Lexo po ashtu Momentet kryesore që shënuan ngjarjen më të madhe të sportit në SHBA dhe performancat e yjeve të hip-hopit në ‘Super Bowl’

Dhe këtij trendin shpesh herë po i bashkohen edhe yjet më të njohura në botë. /Telegrafi/

@alb_baj

#50cent #concert #albania #shqiptar #fyp #tiktok

♬ Originalton – Alb_baj

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori