Kendall Jenner dhe Jacob Elordi shijojnë një takim romantik në koncertin e Chris Stapleton

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë parë së bashku gjatë koncertit të yllit të muzikës country, Chris Stapleton, në Uashington, duke shtuar edhe më shumë zërat për romancën e tyre.
Dyshja u filmua në një zonë VIP pranë skenës, ndërsa shijonin performancën dhe bisedonin me njëri-tjetrin.
Modelja 30-vjeçare u shfaq me një stil të thjeshtë, e veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta, ndërsa aktori i "Euphoria" qëndronte pranë saj gjatë gjithë koncertit, shkruan DailyMail.

Një video e momentit u bë shpejt virale në TikTok, ku një fans dëgjohet duke reaguar i habitur sapo i dallon.
Pas koncertit, Kendall publikoi në InstaStory një video të shkurtër nga performanca e Chris Stapleton, pa bërë asnjë koment për praninë e Jacob.

Përfaqësuesit e dy yjeve nuk kanë reaguar ende ndaj raportimeve për daljen e tyre të përbashkët.
Marrëdhënia e tyre u bë publike në fillim të këtij viti, ndërsa në prill ata u panë duke shkëmbyer puthje në festivalin Coachella.

Sipas burimeve pranë çiftit, ata janë bashkë prej disa muajsh dhe lidhja po ecën shumë mirë.
Së fundmi, Kendall dhe Jacob u komentuan gjerësisht edhe për një paraqitje në aeroportin e Brisbane, ku u përpoqën të kalonin pa u vënë re me veshje që shumë përdorues të rrjeteve sociale i cilësuan si "maskim qesharak".
Pavarësisht vëmendjes së vazhdueshme, dyshja duket se po e shijon romancën larg deklaratave publike. /Telegrafi/














































