LAJMI I FUNDIT:

5 milionë për “Shake It” nga Etnon dhe Genta (Video)

5 milionë për “Shake It” nga Etnon dhe Genta (Video)

Grupi Etnon dhe Genta po shijojnë më maksimum suksesin dhe për këtë kanë shumë arsye.

Projekti i tyre i shumëpëlqyer nga publiku, “Shake It”, po e rikonfirmon edhe më shumë dita ditës mbështetjen që ka nga adhuruesit, shkruan Telegrafi.

Projekti i Etnon i punuar nga Genci në muzikë, e që shfaqë Gentën seksi në një manifest interesant, tash ka regjistruar pesë milionë klikime.


Ky sukses është i konsiderueshëm për dyshen, e sidomos me rëndësi të madhe për Gentën e cila ka përfituar më së shumti nga ky bashkëpunim duke u katapultuar sërish si një prej femrave më prolifike të skenës. /Telegrafi/