21 kontribute në gola, Yamal lë pas Mbappen dhe shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve për kontributet në gola nga një futbollist nën moshën 20-vjeçare.
Yamal shënoi një gol dhe asistoi në fitoren e thellë të Barcelonës me rezultat 5-1 ndaj Feyenoordit, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Sipas të dhënave të Optas, 19-vjeçari tashmë ka regjistruar 21 kontribute në gola në Ligën e Kampionëve, me 11 gola dhe 10 asistime. Me këtë shifër, ai ka kaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Kylian Mbappe, i cili kishte 20 kontribute në gola para se të mbushte 20 vjeç.

Yamal e vulosi paraqitjen e tij me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 77-të, ndërsa Barcelona dominoi Feyenoordin dhe e nisi me stil fushatën e re evropiane.
Por kjo nuk ishte e vetmja histori e shkruar nga Yamal në këtë ndeshje. Pas zëvendësimit të Raphinhas në minutën e 71-të, talenti spanjoll mori shiritin e kapitenit, duke u bërë kapiteni më i ri në historinë e Barcelonës.
🚨 BEST ANGLE OF YAMAL’S FREE KICK 🎯🌟
Lamine Yamal with a stunning goal as Barcelona beat Feyenoord 5-1 in their opening Champions League game 🔥 pic.twitter.com/0JxjWSUrfI
— Sports on Predict (@SportsOnPredict) September 9, 2026
Në moshën vetëm 19-vjeçare, Yamal po vazhdon të thyejë rekorde në Ligës së Kampionëve dhe të marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi te Barcelona, e cila synon të rikthehet në majën e futbollit evropian. /Telegrafi/











































