LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari policor plagosi me armë të riun që e grushtoi – Policia sqaron ngjarjen në Fier

Zyrtari policor plagosi me armë të riun që e grushtoi – Policia sqaron ngjarjen në Fier

Policia e Fierit ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi për mediat konfliktin që ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit, ku një efektiv policie plagosi me armë zjarri një person.

Sipas Bluve, 26-vjeçari që ka mbetur i plagosur ka tentuar të hyjë në një rrugë, e cila ishte bllokuar prej forcave të rendit, për shkak të planit për mbarëvajtjen e një koncerti.


“Rreth orës 19:20 në vendin e quajtur “Ish Globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e policisë atje kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.  Shtetasi D. B, 26-vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar”, njofton policia.

Gjatë tentativës së tij, i riu është konfliktuar edhe fizikisht me patrullën e policisë, duke goditur me grusht efektivin me iniciale Sh.J., i cili ka reaguar duke e qëlluar atë me armën e shërbimit për vetëmbrojtje.

Detaje nga plagosja në Fier, dyshohet se polici qëlloi djalin e kolegut
Lexo po ashtu Detaje nga plagosja në Fier, dyshohet se polici qëlloi djalin e kolegut

“Punonjësit e policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B.,  ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Sakaq, inspektori i policisë që u bë protagonist në ngjarje është shoqëruar në spital për t’u trajtuar nga mjekët me ndihmë mjekësore dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, veprimet hetimore për rastin po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të hetimeve, AMP do të japë informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje. /a2news

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori