LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga plagosja në Fier, dyshohet se polici qëlloi djalin e kolegut

Detaje nga plagosja në Fier, dyshohet se polici qëlloi djalin e kolegut

E plotësuar: Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Bëhet me dije bëhet me dije se i plagosuri nga polici, është djali i një efektivi tjetër.


Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të të riut nga Levani me një patrullë të Policisë.

Efektivi i Policisë me inicialet SH.J pas konfliktit me të riun ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt tij, duke e lënë të plagosur.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi që sulmoi me armë zjarri është shoqëruar në Komisariat dhe ndërkohë vijojnë hetimet nga AMP për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Plagosje me armë zjarri në Fier, policia qëllon të riun pas konfliktit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Siç mëson Euronews Albania, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të një të riu nga Levani me një patrullë të Policisë.

Efektivi i Policisë me inicialet SH.J pas konfliktit me të riun ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt tij, duke e lënë të plagosur.

Po ashtu sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se i plagosuri është djali i një efektivi tjetër.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi që sulmoi me armë zjarri është shoqëruar në Komisariat dhe ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.