LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i AAK-së kërkon hetim nga Prokuroria për marrëveshjen e Demarkacionit

Zyrtari i AAK-së kërkon hetim nga Prokuroria për marrëveshjen e Demarkacionit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi, por jo të gjithë në këtë parti janë entuziast për marrëveshjen e arritur.

Fatmir Humolli, kandidat i AAK-së për Podujevën në zgjedhjet e fundit ka thënë madje se veprimi i fundit duhet të hetohet edhe nga Prokuroia e Shtetit.


“Të nënshkruajmë faljen e territorit të Kosovës, e pastaj të formojmë një trup të përbashkët punues për rishiqimin e kësaj faljeje, ndoshta Mali i Zi nuk do të pranoj tokën e falur.
Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike, apo punojnë kryekëput kundër vetes?!”, ka shkruar Humolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Gabimi falet një herë, mirëpo kur gabimet e njejta përsëriten nga po të njëjtët njerëz, atëherë ky naivitet dhe pragmatizëm politik duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/