LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e FIBA-s përfunduan vizitën në Prishtinë, kërkojnë të bëhen investime në palestrën “1 Tetori”

Zyrtarët e FIBA-s përfunduan vizitën në Prishtinë, kërkojnë të bëhen investime në palestrën “1 Tetori”
(Foto: Basketbolli.com)

Më 18 dhe 19 mars 2019, në Prishtinë kanë qëndruar Radmila Turner dhe Sinan Taze, që të dy zyrtarë të lartë në FIBA Evropë.

Arsyeja e vizitës së tyre ka qenë inspektimi i hoteleve dhe palestrave të paraqitura nga Federata e Basketbollit të Kosovës për FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B (Femrat) që do të organizohet prej 3 deri më 11 gusht 2019 në Prishtinë.


Federata e Basketbollit të Kosovës i ka paraqitur dy palestra për këtë aktivitet, palestrën e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, si dhe palestrën “1 Tetori”.

Zyrtarët e FIBA-s të udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila do të jetë në krye të organizimit të këtij eventi, i kanë inspektuar në detaje të dyja palestrat në mënyrë që të shohin se a i plotësojnë këto palestra kriteret e FIBA-s. Krahas palestrave ata i kanë inspektuar edhe hotelet në të cilat do të qëndrojnë kombëtaret, si dhe gjyqtarët, komisionerët dhe vëzhguesit, së bashku me zyrtarët e FIBA-s.

Sa i përket hoteleve, zyrtarët e FIBA-s kanë qenë shumë të kënaqur me nominimin e hoteleve nga FBK, kurse sa i përket palestrave, ata kanë kërkuar nga FBK që të bëhen investime në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, sepse në gjendjen aktuale, kampionati nuk mund të zhvillohet.

Zyrtarët e FIBA-s deri në fund të javës do ta dërgojnë raportin përfundimtar, me kërkesat në detaje për palestrën “1 Tetori”, ku kërkohen gjërat më elementare për mbarëvajtje sa më të mirë të një aktiviteti me kritere të FIBA-s.

Të gjitha lajmet për BASKETBOLL
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për BASKETBOLL

Krahas vizitës inspektuese, Radmila Turner, e cila e mban pozitën e Udhëheqëses së Federatave Nacionale dhe Udhëheqëses për Sport, Rini e Antidoping në FIBA Evropë e ka zhvilluar edhe një takim pune me kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushkun, ku FBK ka marr lëvdata të mëdha nga FIBA për punën e madhe që po e bën për zhvillimin e basketbollit kosovar në përgjithësi, thuhet në faqen e FBK-së.

Krahas këtij takimi zyrtarët e FIBA-s janë takuar edhe me Komitetin Lokal Organizativ të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat ku kanë diskutuar gjithçka rreth organizimit të këtij eventi.

Shtetet pjesëmarrëse në këtë Kampionat do të jenë: Kosova, Islanda, Kroacia, Izraeli, Ukraina, Irlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Turqia, Rumania, Finlanda, Greqia dhe Bullgaria.

Për FBK-në, por edhe për vet Kosovën dhe sportin kosovar në përgjithësi, dhe në veçanti sportin femëror, organizimi i FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat, është një e arritur e madhe.

Duhet theksuar se Federata e Basketbollit të Kosovës në vitin 2018 ishte organizatore e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, në të cilin Përfaqësuesja jonë triumfoi në mesin e nëntë shteteve duke u shpallur kampione dhe duke avancuar një Divizion më lartë, pra në atë B që nga viti 2019.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori