LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Valon Bunjaku prezantohet te Ylli

Zyrtare: Valon Bunjaku prezantohet te Ylli

Golden Eagle Ylli ka prezantuar përforcimin e radhës, Valon Bunjakun.

Fundorin i Përfaqësueses së Kosovës deri tash ka qenë pjesë e Prishtinës.


“Nuk ka qenë e lehtë të ndahem pas dy viteve në Prishtinën, mirëpo kushtet e ofruara nga Golden Eagle YLLI dhe projekti i trajnerit Arben Krasniqi, më kanë bindur të vi në Suharekë”, ka thënë Bunjaku, sipas njoftimit nga Ylli.

Sipas Bunjakut, Ylli sivjet do të jetë në luftë serioze për titull.

“Me punën e trajnerit Arben Krasniqi, që është trajneri më i suksesshëm në Kosovë dhe njeh mirë mentalitetin e lojtarëve, por edhe me përforcimet e bëra, unë e shoh Golden Eagle YLLIN në luftë shumë serioze për titull”.

Ylli sot prezantoi edhe Samir Zekiqin. /Telegrafi/