LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: UEFA zvogëlon dënimin për Neymarin

Zyrtare: UEFA zvogëlon dënimin për Neymarin
Neymar (Foto: PSG)

Paris Saint-Germian ka marrë një lajm fantastik nga UEFA, pasi këta të fundit e kanë zvogëluar dënimin për Neymarin.

Sulmuesi brazilian ishte dënuar nga shtëpia e futbollit evropian me tri ndeshje mos lojë shkaku që i kishte komentuar vendimet e gjyqtarit në eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve në sezonin e kaluar.


Lojtari 27-vjeçar në atë ndeshje nuk ishte paraqitur shkaku i lëndimit që kishte pësuar, mirëpo nga stadiumi i kishte komentuar vendimet e gjyqtarit.

Tuchel: Neymar i gatshëm për të luajtur me PSG-në
Lexo po ashtu Tuchel: Neymar i gatshëm për të luajtur me PSG-në

Por, UEFA ka marrë vendim që ta ulë dënimin e Neymarit nga tri ndeshje në dy, por që nuk do të mund të luajë nesër mbrëma ndaj Real Madridit.

Braziliani pritet të rikthehet te PSG-ja më 22 tetor në kuadër të Ligës së Kampionëve, atëherë kur përballen me Club Bruggen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori